Instagrami kundra bullizmit kibernitik

Instagrami kundra bullizmit kibernitik

Instagram i shpall luftë bullizmit kibernitik. Kompania ka njoftuar aplikimin e një funksioni të ri për të mbajtur larg ngacmuesit. Opsioni i emërtuar “Restrict” (Kufizo) lejon që viktimat të errësojnë mesazhet ngacmuesit pa u informuar dhe do të testohet së shpejti.

Kur përdoruesit vendosin të "kufizojnë" një dhunues, komentet e postimet e tyre bëhen të errëta, duke rezultuar të lexueshme vetëm prej tyre. Sidoqoftë, përdoruesit mund t'i bëjnë të dukshme, në një kohë tjetër, nëse e shohin të arsyeshme.

Në mediat sociale tashmë është e mundur të bllokohen ngacmimet. Megjithatë, kreu i Instagramit, Adam Mosseri thotë se  "të rinjtë ngurrojnë të bllokojnë ose të raportojnë persekutuesin e tyre, sepse kjo mund të përkeqësojë situatën, veçanërisht nëse ata ndërveprojnë me ta në jetën reale".

Përveç kësaj, Instagram-i prej disa ditësh ka eksperimentuar një funksion të ri të bazuar në inteligjencën artificiale, i cili i paralajmëron përdoruesit nëse komentet që janë gati të publikojnë mund të jenë ofenduese. Në praktikë, njerëzve u jepet mundësia të mendohen mirë përpara se të postojnë një mesazh. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy