
Qytetarët pritet të protestojnë sot para Kryeministrisë kundër rritjes së çmimeve të ushqimeve dhe karburantit në vend.
Me sloganin “Nuk mban më ujë pilafi” qytetarët do të marshojnë rreth orës 18:00 nga sheshi “Skënderbej” në drejtim të Kryeministrisë.
Protesta e sotme është thirrur nga shoqëria civile, e cila shprehet se tubimet do të vijojnë derisa qeveria të gjejë një zgjidhje për rritjen e çmimeve.



