
Kur ka mbetur më pak se një orë deri në fillimin e protestës së sotme, rrugët që të çojnë në Tiranë, janë bllokuar. Shumë sosh, janë të paqarkullueshme, meqë numri i madh i automjeteve që tentojnë të hyjnë në qytet, për të qenë pjesmarrës në protetsën e sotme, është shumë i madh.
Trafiku i rënduar dhe përplasja e katër makinave në një aksident, ndodhur te kthesa e Kasharit, ka bërë që trafiku të bllokohet në një drejtim, që nga Zogu i zi, përgjatë tërë Autostradës Tiranë-Durrës.
Në fotot e siguruara nga TemAtv, shihet trafiku i bllokuar dhe kilometra makina që presin.



