Kaos dhe fjalime live në Facebook, maxhoranca miraton projektligjet pavarësisht bllokimit të seancës nga opozita

Kaos dhe fjalime live në Facebook, maxhoranca miraton projektligjet pavarësisht bllokimit të seancës nga opozita

Maxhoranca ka miratuar projektligjet e parashikuara në rendin e ditës për seancën e sotme. 

Kreu i Kuvendit njoftoi mbylljen e seancës, e cila nuk procedoi sipas rendit të ditës për shkak të bllokimit të foltores nga deputetët e opozitës. 

Pas tre ndërprerjesh 10-minutëshe, për shkak të bllokimit të foltores, kryetari Gramoz Ruçi njoftoi votimin e projektligjeve.

I vetmi deputet i maxhorancës që arriti të merrte fjalën nga vendi ishte Taulant Balla. Kreu i grupit parlamentar socialist foli nga vendi, ndërsa replika e Bashës nga foltorja u pasqyrua në lidhjet live në Facebook.  

Basha bllokon sërish foltoren, Ruçi: Mos merr peng seancën

Në nisje të seancës,  PD kërkoi që në seancë të jetë i pranishëm kryeministri Rama dhe ministri Xhafaj.

“Në këtë seancë gjeni shprehjen e kapitullimit të qeverisë, ku mungojnë Rama dhe Xhafaj. Kërkesa e Spahos është e qartë dhe e kuptueshme për ju si kryetar i Kuvendit. Kjo seancë nuk duhet  të vazhdojë pa praninë e tyre këtu, në këtë moment të rëndësishëm për Shqipërinë. Nëse kanë vendosur të mos vijnë më në këtë sallë, le të largohen përfundimisht. Këtë shqetësim ia kanë shprehur qartë të martë përfaqësuesit gjermanë në Bundestag. Jam informuar hollësisht për qëndrimet e Gjermanisë, Francës, Holandës. Pezullo seancën, thirr këtu Ramën dhe Xhafajn”, tha kreu i PD-së, Lulzim Basha. 

Por kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi, i kërkoi PD-së që të zyrtarizojnë kërkesën dhe Rama do të jetë i gatshëm, për interpelancë.

“Bëni kërkesë me shkrim dhe unë do ta planifikoj siç janë rregullat. Nëse do të vazhdoni skenarin tuaj për të krijuar anomaly, them se nuk keni për ta realizuar. Maksimumi do shtyni me një javë raportin e institucioneve. Institucionalizoni kërkesën për interpelancë, ose mocion me debat, unë do t’i vendos në axhendë”, tha Ruçi.

Kreu i Kuvendit i kërkoi kryetarit të PD-së të mos bllokojë seancën dhe pas kundërshtimit njoftoi ndërprerjen e seancës.   

“Ulu mos merr peng seancën. Rregullorja do të veprojë i nderuar lider i opozitës. Duke qenë se keni këtë pozicion, duhet të zbatoni rregulloren, në mënyrë që të ketë normalitet në Parlament. Ju po i privoni të drejtën zbatimit të Kushtetutës në sallën e Kuvendit”, tha Ruçi.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy