Nesër, dita e mbërritjes së afganëve në Shqipëri (VIDEO)

Nesër, dita e mbërritjes së afganëve në Shqipëri (VIDEO)

Avioni i parë me afganë pritet të mbërrijë në Shqipëri, nesër, më 18 gusht.

Udhëtimi ishte planifikuar që të realizohej sot, por për shkak të zhvillimeve kaotike në Kabul, u ndryshua plani fillestar.

Sipas burimeve diplomatike të raportuara nga Zëri i Amerikës, bëhet fjalë për përkthyesë dhe bashkëpunëtorë të niveleve të ndryshëm të strukturave amerikane në Afganistan.

Ata do të transferohen së bashku me familjet e tyre.

Bëhet fjalë për afro 300 deri 350 persona, kryesisht gra, aktiviste të shoqërisë civile në Afganistan. Avioni që do t’i sjellë, është parashikuar të ulet në pjesën ushtarake të aeroportit në Rinas, ku tanimë janë ngritur dhe disa tenda. Në to, do të jetë ndalesa e parë, ku qytetarët afganë, do t’i nënshtrohen dhe verifikimeve mjekësore, për të parë nëse ndokush ka nevojë për trajtim të specializuar.

Për momentin, janë përcaktuar disa hotele në Durrës dhe disa prej godinave të rikonstruktuara të qytetit Studenti në Tiranë, me një kapacitet total për dy mijë persona.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy