Republika e Kinës nëpërmjet Institutit Confuci në Universitetin e Tiranës synon të nxisë njohjen e gjuhës dhe kulturës kineze nga studentët shqiptarë. Mesditën e kësaj të mërkure Rektori i Universitetit të Tiranës Dhori Kule ka zhvilluar një takim me Drejtoreshën e Përgjithshme të Qendrës së Institutit Konfuci Xu Lin së bashku me një delegacion nga HANBAN.



