Vrau të birin, zbardhet dëshmia e 74-vjeçarit: Më ofendonte vazhdimisht, jam penduar (VIDEO)

Vrau të birin, zbardhet dëshmia e 74-vjeçarit: Më ofendonte vazhdimisht, jam penduar (VIDEO)

74-vjeçari Hekuran Gjoni, i cili me thikë djalin e tij Asim Gjoni, 37 vjeç mbrëmjen e të shtunës në banesën e tyre tek Kodra e Priftit në Tiranë, është shprehur i penduar për ngjarjen e rëndë.

Gazetari Besmir Pula në një lidhje me studion e lajmeve të MCN Tv tha se në dëshminë para hetuesve, 74-vjeçari ka thënë se djali e ofendonte vazhdimisht.

Babë e bir kanë qenë në katin e parë të banesës në momentin kur ka nisur konflikti. Pas një konflikti verbal dhe më pas fizik, 74-vjeçari ka goditur me thikë të vogël, djalin e tij 41 vjeç, Asim Gjonin duke i shkaktuar kështu vdekjen.

Në banesë kanë qenë dhe familjarë të tjerë, motra dhe nëna e viktimës si dhe dy personat e përfshirë në konflikt Hekuran dhe Asim Gjoni.

Siç ka deklaruar dhe para oficerëve të krimeve 74-vjeçari ka thënë që djali më shante dhe ofendonte, dhe ndaj kjo ka agravuar situatën, por është shprehur i penduar dhe ka thënë se nuk kishte qëllim ta vriste.

Dyshohet se i përfshirë në konflikt ka qenë dhe motra e viktimës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy