Raportet me Agasin/Cakrani: Orest Sota do përfundojë i pandehur, AKSHI rast që duhet studiuar (VIDEO)

Raportet me Agasin/Cakrani: Orest Sota do përfundojë i pandehur, AKSHI rast që duhet studiuar (VIDEO)

Orest Sota është marrë në pyetje një ditë më parë në BKH në lidhje me raportet e tij me biznesmenin Ergys Agasi dhe transaksionet e dyshuara në pasuri të paluajtshme. 

 

Për këtë çështje ka folur në emisionin MCN Live avokati Kujtim Cakrani, i cili ka komentuar edhe zhvillimet që lidhen me hetimet dhe dosjen e AKSHI-t.

 

Ai tha se biznesmeni Sota nga person me dijeni do përfundojë në të pandehur, teksa theksoi se dosja AKSHI mbetet një rast që duhet studiuar.

 

Jam i prirur ta besoj që Orest Sota ka qenë në SPAK, por problemi është që nëse ai ka qëndruar gati 5 orë aty do të thotë që pozicioni i tij është i ndërlikuar sepse aty mund të hysh si person që ke dijeni, por mund të dalësh si person i pandehur. Orest Sotën nuk e njoh por besoj se ka për tu marrë i pandehur sepse nuk ka ndodhur që ti të rrish kaq gjatë para agjentëve të BKH si person në dijeni. 

 

Besoj se do përfundojë si person i implikuar sepse shpëtoi herën e parë, por në këtë rastin e AKSHI-t që po hetohet si grup i strukturuar kriminal do të dalë si person i pandehur dhe besoj se te dosja AKSHI nuk ka për të shpëtuar askush madje besoj se do thirret si person që ka dijeni dhe kryeministri Edi Rama. 

 

Madje kam informacione se Rama po verifikohet, është regjistruar një procedim penal në raport me AKSHI-n dhe një dosje tjetër dhe Rama aktualisht është një person që po i kryhen verifikime, por nuk është person në hetim të mos i ngatërrojmë gjërat.

 

Nuk ndodh shpesh as në Itali që është vendi i mafies nuk ka një rast të dytë që ne ti referohemi, kjo që po ndodh me AKSHI-n në Shqipëri, ka pak për tu studiuar, por që të kesh një institucion të tërë për tu hetuar si grup i strukturuar kriminal është rast për tu studiuar prandaj mendoj se kjo do jetë një telenovelë e gjatë me funde të hidhura me vrasje dhe vetëvrasje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy