“Mos paguani për ata idiotë”, Duterte u kërkon filipinasve të bojkotojnë meshat e të luten në shtëpi

“Mos paguani për ata idiotë”, Duterte u kërkon filipinasve të bojkotojnë meshat e të luten në shtëpi

Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte, u ka kërkuar qytetarëve të bojkotojnë meshat, pasi sipas tij, mësimet e kishës janë larg realitetit dhe priftërinjtë janë të korruptuar.

"Ndërtoni një kishë në shtëpinë tuaj dhe lutuni atje. Nuk ken ipse të shkoni në kishë dhe të paguani për këta idiotë", tha Duterte në një fjalim, raporton ABS-CBN, konglomerati më i madh i mediave në Filipine.

Duterte i bëri këto komente në përurimin e një projekti të furnizimit me ujë në qytetin Davao të dielën, ku ai më parë ka shërbyer si kryetar bashkie përpara se të ngjitej president në vitin 2016.

Duterte njihet për heretizmin e shprehur në publik.

"Çfarë dinin ata njerëz për botën sot? Si mundet që njerëzit 3 000 vjet më parë të parashikonin ose të projektonin atë që po ndodh sot?”, tha ai duke i cilësuar mësimet e Vatikanit si arkaizma.

Duterte shkakton shpesh polemika me deklaratat e tij ofenduese dhe agresive. Ai i ka fyer shpesh udhëheqësit e huaj (duke e përshkruar Barak Obamën si bir k..), Papa Françeskun po ashtu, ndërsa Zotin budalla.

Kësaj here, ai vuri në shënjestër peshkopët e vendit dhe jo priftërinjtë - disa prej të cilëve, thotë ai, janë miqtë e tij – duke paralajmëruar qytetarët që të mos japin para për peshkopët, të cilët ai i akuzon për si të korruptuar.

Krahasuar me shpërthimet e tij të zakonshme, Duterte u tregua relativisht i butë me peshkopët. Në vitin 2016, ai e pati paralajmëruar lidershipin e Kishës " të mos kruhet me të".

Pas Brazilit dhe Meksikës, Filipinet janë vendi i tretë me numrin më të madh të katolikëve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy