Ish-ministri i Jashtëm Paskal Milo tha në studion e lajmeve të MCN Tv se lufta në Lindjen e Mesme do të zgjasë.
Më tej, Milo tha se ekziston rreziku i shpërthimit të një lufte civile brenda Iranit.
Kjo luftë do të zgjasë përkundër parashikimeve optimiste që kishte gjatë ditëve të para, kjo luftë duket që do të zgjasë. Nuk është fjala as për 3-4 javë, por shumë më tepër se lufta u zgjeruar dhe rrezikon të marrë përmasa reale rajonale për shkak të implikimit jo vetëm të aktorëve kryesorë të kësaj lufte, pro edhe vendeve të tjera të rajonit që janë prekur nga goditjet që po u bëhen nga Irani bazave amerikane të vendosura atje.
Ka qenë e parashikuar kjo lëvizje e kurdëve në Irakun e veriut, në kufi me Iranin të cilët vazhdimisht kanë qenë element që është përdorur kundër Iranit. Irani ka dhe segmente të tjera kundër dhe mundet që të angazhohen edhe ata kundër Iranit. Nuk angazhohen drejtpërdrejti forcat tokësore të SHBA-së dhe Izraelit, por duan të përdorin kurdët për të destabilizuar situatën brenda Iranit përmes veprimeve tokësore. Është element i ri që po hyn në lojë dhe mund të sjellë zhvillime të tjera për ta spostuar luftën brena Iranit me rrezikun e shpërthimit të një luftë civile mes kundërshtarëve të regjimit në Iran me ata që e mbrojnë. Jemi në pritje të momenteve të tjera
Tani për tani nuk e besoj se do të ketë një ndërhyrje tokësore nga ana e SHBA-ve në Iran.



