Mullai: Mbyllja e ngushticës së Hormuzit ka impakt të madh, më e prekura do të jetë Kina

Mullai: Mbyllja e ngushticës së Hormuzit ka impakt të madh, më e prekura do të jetë Kina

Gjenerali Albert Mullai analizoi në studion e MCN Informacion konfliktin Izrael-Iran dhe pasojat që mund të sjellë mbyllja e ngushticës së Hormuzit. Mullai tha se impakti i mbylljes së kësaj rruge detare do të jetë i karakterit ekonomik dhe do të shtrihet shumë përtej rajonit. Nga pikëpamja ekonomike, më e prekura do të jetë Kina. 

Ndërkohë, në lidhje me ecurinë e konfliktit, Mullai tha se presioni që do të vijë nga brenda në të dy vendet, do t’i çojë ato drejt tryezës së bisedimeve. 

Në lidhje me ndikimin që mund të ketë në Shqipëri, ku strehohet opozita iraniane, Mullai tha se kostot janë paguar dhe ato nuk mund të shkojnë përtej sulmeve kibernetike të korrikut 2023. 

Siç tregojnë të gjitha informacionet, Irani ka mungesë të theksuar të zhvillimit në aviacion. Mendoj që në fund të ditës, lufta është përplasje vullnetesh. Ndërhyrja e SHBA është pozitive, jo në pikëpamje ushtarake, por në pikëpamjen e përfshirjes së fuqisë më të madhe. 

Ka një vendim të parlamentit europian për mbylljen e ngushticës së Hormuzit. Kjo do të ketë impakt të madh. Nga pikëpamja ekonomike prek më shumë Kinën. Nga pikëpamja e të drejtës ndërkombëtare nuk lejohet mbyllja e një ngushtice që lidh dy dete. 

Irani është shtet modern në pikëpamje të zhvillimit shoqëror. Drejtohet nga ajatollahët. Është një shtet që ka mbi 40 universitete. Ka resurse dhe histori. 

Kanë fuqi me raketa, por gjithsesi këtu bëhet fjalë për të balancuar fuqinë me Izraelin. Kanë sa gjysma e buxhetit të Izraelit dhe kjo reflektohet edhe në aspektin ushtarak. 

Marrëdhëniet në Lindjen e mesme janë shumë komplekse. Vendet perëndimore kanë qenë të fokusuara në mbijetesën e Izraelit. Por kostot kryesore bien mbi civilët. Që nga dita që ka filluar konflikti në Lindjen e Mesme janë mbi 5 mijë të vrarë, njerëz që nuk kanë asnjë lidhje me konfliktin. Unë mendoj që ngritja e opinionit publik do t’i vënë qeveritë nën presion që të ulen në dialog. Opinionin vendas do t’i çojë drejt tryezës së bisedimeve liderët që për momentin i kanë kokat e nxehta. 

Gjykoj në rrethanat që ndodhemi, se ato kosto që kishim për t’i marrë, i morëm. Ishin sulmet mbi infrastrukturën tonë digjitale. Kjo solli forcimin e strukturave për mbrojtjen kibernetike. Gjithçka bëhet hap pas hapi, në koordinim të plotë me aleatët strategjikë. 

180 milionë dollarë operacioni për goditjen e natës së parë ndaj Iranit. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy