
Kryebashkiaku i shkarkuar, Erion Veliaj, ka paraqitur ankimim në Gjykatën Kushtetuese lidhur me vendimin për shkarkimin e tij, një veprim që pezullon edhe zhvillimin e zgjedhjeve të reja për Bashkinë e Tiranës.
Nëse Kushtetuesja i jep të drejtë, skenari zgjedhor për kryeqytetin dhe efektet e tij në bashki të tjera do të ndryshojnë ndjeshëm.
Në një intervistë për “MCN Live”, politologu Ilir Kalemaj tha se ankimimi në Kushtetuese ngre shumë pikëpyetje, pasi mund të mbajë peng edhe nisjen e zgjedhjeve të parakohshme në pesë bashki të tjera që ishin parashikuar të bashkëngjiteshin procesit në Tiranë.
Nëse Kushtetuese pranon ankimimin e Veliajt, procesi i zgjedhjeve vendore për disa bashki si i Tiranës mund të ngatërrohet dhe të shtyhet.
Situata mbetet e ndërlikuar edhe për shkak të aspekteve procedurale dhe ligjore, avokatët dhe palët kanë punuar për të nxjerrë në pah nenet e aplikueshme dhe arsyet e kontestimit.
Vendimi për pezullimin e ekzekutimit të vendimit për shkarkim e bën rastin më të ndërlikuar, pasi krijon pasiguri për afatet dhe proceset që do të vijojnë.
Kalemaj theksoi se Veliaj po dërgon edhe një mesazh politik kryeministrit, Edi Rama, duke treguar se nuk do të dorëzohet pa luftuar.
Veliaj po i dërgon mesazh politik, z.Rama, se nuk do e le këtë beteje, pa ‘luftë’ dhe se unë do të rezistojë në këmbim të marrjes së imuniteti të tij,
Duhet ta filluar më parë luftën, që kur u çmontua grupi 5D, ai e di forte mire se qëndrimi aty nuk është i përkohshëm, është një rrugëtim i gjatë që e distancon gjithmonë nga politika.
Veliaj ka vështirësi se nuk mund të bëj një luftë ballazi, apo po gjuan si me ‘llastiqe’, nuk arrin të gjuaj me artileri, jo vetëm se artilerisë po i mbaron municioni, por edhe për faktin e paranojave, izolimit që është duke e ndjek.
Megjithatë ky është një akt politikë, pavarësisht se e shtyn, Tirana është ne gjendje kaotike, pa drejtim politik dhe kjo gjë nuk e ndihmon Tiranës, po qese shtyhen zgjedhjet, por për hir të së vërtetës, do të bënim me një emërim politik nga ana e PS dhe besoj do jete një muaj nga shtyrja ne Kushtetuese.
Çështja do të varet shumë nga vendimi i Kushtetueses, një vendim që pritet të ketë pasoja të ndjeshme në axhendën politike dhe zgjedhore të vendit.



