Soreca: Duhet të zgjaten afatet e vetingut. Manja: Do miratojmë hartën e re

Soreca: Duhet të zgjaten afatet e vetingut. Manja: Do miratojmë hartën e re

Ambasadori i BE, Luigi Soreca ka kërkuar zgjatjen e afateve të vetingut, në mënyrë që procesi të shkojë deri në fund për verifikimin e figurës së të gjithë prokurorëve e gjyqtarëve. 

Në një deklaratë gjatë një aktiviteti të Këshillit të Larte Gjyqësor, me temë “Roli i Institucioneve Vetëqeverisëse të Drejtësisë”, ai vuri theksin te dosjet e rëndësishme, që sipas tij, duhen trajtuar, edhe me mbështetjen e qeverisë.

Sipas tij, Vettingu duhet të vazhdojë dhe të përfundojë sa më shpejt, duke shtuar se Reforma në Drejtësi duhet të jetë e pakthyeshme.

Reforma ishte thelbësore për Shqipërinë dhe po jep rezultatet e para. SPAK ka çuar në gjykatë ish-kreun e Gjykatës Kushtetuese dhe po heton 23 të tjerë. Reforma në Drejtësi duhet të përfundojë dhe institucionet e reja duhet të tregojnë lidership. Ka disa dosje të rëndësishme që duhen trajtuar. Qeveria ka detyrën t’ju mbështesë. Është urgjent që procesi i Vettingut të përfundojë sa më shpejt, por duke ruajtur integritetin e procesit. Kjo do të dojë zgjatje të mandatit të anëtarëve të KPK dhe komisionerëve. Reforma duhet të jetë e pakthyeshme. Vetingu të vazhdojë, por duhet zgjatja e afatit të organeve të Vettingut. Konsolidimi i Reformës në Drejtësi duhet të jetë kryefjalë. Reforma në Drejtësi është dhe do të mbetet prioritet kyç për BE. Deri më tani janë investuar 55 milionë euro për Reformën.

Ndërsa ministri i Drejtësisë Ulsi Manja në fjalën e tij deklaroi se Reforma në Drejtësi po jep rezultate. Ai u shpreh se në mandatin e tretë të qeverisë socialiste, do të miratohet harta e re gjyqësore dhe do rritet numri i pranimit në shkollën e magjistraturës për të plotësuar vakancat.

Reforma në Drejtësi po jep rezultate, qeveria e re është e vendosur ta çojë përpara. Vettingu tregoi sa i nevojshëm ishte. Reforma po jep frytet, ajo është një model unik në vendet e rajonit. Vettingu u certifikua edhe nga Gjykata e Strasburgut. Do miratojmë hartën e re gjyqësore, do rrisim numrin e pranimit në Shkollën e Magjistraturës si e vetmja rrugë për plotësimin e vakancave”, u shpreh Manja.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy