Kosova dhe Serbia përplasen në OKB/ Berisha: Folklorizëm diplomatik pas dështimit të dialogut (VIDEO)

Kosova dhe Serbia përplasen në OKB/ Berisha: Folklorizëm diplomatik pas dështimit të dialogut (VIDEO)

Në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, debati mes përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë u shoqërua me shkëmbime akuzash, gjatë diskutimit mbi raportin e Sekretarit të Përgjithshëm për misionin e UNMIK-ut në Kosovë.

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, deklaroi se Serbia nuk ka ndryshuar dhe vazhdon përpjekjet për destabilizimin e demokracisë në Kosovë. Ndërsa ministri i Jashtëm serb u ankua për përkeqësimin e situatës së serbëve në Kosovë, duke thënë se “po e paguajnë çmimin”.

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, në një analizë për “MCN Live”, e cilësoi këtë përballje si “folklorizëm diplomatik”, duke theksuar se të dyja palët po përdorin retorikë emocionale si kompensim për dështimin në procesin e dialogut.

Kjo nuk është asgjë më shumë se patriotizëm diplomatik në një ambient ndërkombëtar, ku të dyja palët përpiqen të mbulojnë dështimet konkrete në dialog. Nëse ka akuza serioze, është Gjykata Ndërkombëtare ajo që duhet të vihet në lëvizje, jo fjalimet politike.

Kosova ka pasur pesë vite në qeverisje për të arritur rezultate konkrete në dialog me Serbinë, por nuk është bërë asnjë përparim i matshëm.

Sa i përket kërkesës së ministres Gërvalla ndaj bashkësisë ndërkombëtare për ta detyruar Serbinë të japë llogari për sulmin në veri të Kosovës për rastin “Banjska”, Berisha tha se ajo duhej të paraqiste një raport zyrtar të qeverisë, dhe jo të mbështetej vetëm në deklarata për media.

Rasti i Banjskës është një akt i rëndë, një sulm i organizuar që kërkonte destabilizim të vendit. Në vend që të kërkojmë mbështetje emocionale nga ndërkombëtarët, duhej të dilnim me një raport të qartë e të dokumentuar. Madje, një hetim i FBI-së do të ishte domosdoshmëri për të vendosur pikat mbi 'i' dhe për të ndjekur penalisht ata që e kryen krimin.

Mungesa e veprimeve konkrete mund të shihet edhe si pengesë për hetimet apo komprometim i procesit hetimor.

Po të kishte një raport zyrtar dhe transparent për Banjskën, kjo do të forconte pozitën tonë ndërkombëtare dhe do të nxirrte para drejtësisë përgjegjësit. Në vend të kësaj, kemi retorikë. E ndërkohë, vetë krerët serbë që përfshihen në këto zhvillime po kërkojnë vota, duke dëshmuar se kjo politikë nuk ka moral.

Pra, Serbia është spastruar dhe këta janë kanë ushqyer këtë politikë Serbisë për ta nxjerr e pastër nga ky akt terrorist.

Por duhet te flasim për realitetin cili është raporti nga qeveria e vendit.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy