Ramabaja: 17 shkurti, dita e dytë më e madhe në historinë moderne të kombit shqiptar. Korrigjim i pjesshëm i dëmit që iu bë Shqipërisë në 1912 (VIDEO)

Ramabaja: 17 shkurti, dita e dytë më e madhe në historinë moderne të kombit shqiptar. Korrigjim i pjesshëm i dëmit që iu bë Shqipërisë në 1912 (VIDEO)

Më 17 shkurt të vitit 2008 Kuvendi i Kosovës shpalli njëzëri Kosovën shtet të pavarur sovran dhe demokratik.

15-vjetorin e kësaj dite, pedagogu Sadri Ramabaja në një intervistë për “MCNlive”, e sheh si ditën e dytë më të madhe në historinë moderne të kombit shqiptar, pas 28 nëntorit.

Ai e cilëson këtë ditë si një korrigjim të pjesshëm të dëmit që iu bë Shqipërisë në 1912.

Sipas tij, Kosova tashmë është më e maturuar politikisht për të vazhduar rrugën e së nesërmes të bashkimit me Shqipërinë.

17 shkurti është dita e dytë me e madhe në historinë moderne të kombit shqiptar. Ndërsa 28 nëntori 1912 po krijonte nukleusin e shtetit komb shqiptar, 17 shkurti 2008, po bënte një korrigjim të pjesshëm të dëmit të madh, të gjëmës së madhe që i ishte shkaktuar në 1912 Shqipërisë politike dhe projektit të rilindësve tanë duke rikthyer një pjesë të Shqipërisë së pushtuar, që ishte trajtuar si koloni për 87 vite nga Serbia në botën e qytetarisë evropiane.

Sot jam i bindur që Kosova po hyn në një fazë të re të maturimit politik dhe kombi shqiptar është në gjendje me të mirë siç ka qenë në tërë historinë e tij.

Gëzuar Kosovë, gëzuar tërë shqiptarëve e gëzofshim Kosovën kështu për ta bashkuar nesër me nënën Shqipëri.  

Përkitazi me përkrahjen e Shqipërisë në këtë mes, Ramabaja thotë se Shqipëria politike ka marrë një rol specifik në ruajtjen e balancit të sferave të interesit perëndimor.

Në këtë kuadër, ai vlerësoi s të matur politikisht urimin e sotëm të kryeministrit Edi Ramë për 15 vjetorin e pavarësisë së Kosovës.

Mesazhi i Edi Ramës, ishte një mesazh i matur, në përputhje me rrethanat që po kalohet sepse do duhej që të kemi parasysh se Shqipëria politike ka marrë një rol paksa më specifik në ruajtjen e balancit të sferave të interesit perëndimor duke shmangur çfarëdo lloj provokimi të mundshëm që cilësohet si një shkaktare e një përplasje të re mes dy kombeve, që kanë tendenca të gjejnë vetveten ne këtë pjesë të Evropës Juglindore.

Janë dy çështje të pazgjidhura, çështja nacionale shqiptare, pavarësisht pavarësisë së Kosovës dhe çështja nacionale serbe.

Nëse projekti serb për realizimin e vetvetes në drejtim të perëndimit pothuajse është i përmbyllur me krijimin e Republika Srbska në Bosnje, projekti shqiptar është në gjysme të rrugës, por ai është në bashkveprim me diplomacinë e partnerët tanë perëndimor dhe nuk duhet të japim shkas të kemi përplasje të panevojshme. Në këtë fryme e shoh edhe urimin e kryeministrit shqiptar.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy