
Krerët e shtetit kanë kryer homazhe tek Varrezat "Dëshmorët e Kombit" për të nderuar 77-vjetorin e Çlirimit të Shqipërisë.
Presidenti Ilir Meta, kryeministri Edi Rama dhe kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla kanë vendosur lule te monumenti “Nëna Shqipëri”, duke nderuar të rënët në luftë.
Ashtu si edhe sot, një ditë më parë në Vlorë në ceremoninë e sotme, Meta dhe Rama kanë shmangur njëri-tjetrin.
Krerët më të lartë të shtetit, kanë vendosur kurora me lule dhe kanë nderuar dëshmorët.
“Lavdi dëshmorëve të Atdheut”, shkruan kryeministri Rama në “Facebook”.
Ndërsa Presidenti Ilir Meta, uron shqiptarët me fjalët:
“LIVE nga Memoriali “Nëna Shqipëri” – GËZUAR DITËN E ÇLIRIMIT!”, shkroi kreu i shtetit.
Shqipëria përkujton sot 77-vjetorin e Çlirimit nga pushtuesit nazistë të Luftës së Dytë Botërore.



