
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka deklaruar se masat e BE ndaj Kosovës duhet të hiqen dhe tashmë gjithçka është në dorë të vendeve anëtare.

“Ky është një diskutim që duhet bërë në Bruksel, ne do të duhet të shohim mirë se çfarë do të vendosin. Tani është në dorën e shteteve anëtare, mendoj se i posaçmi i BE-së, për dialogun, ishte dje në Kosovë, ai dha mendimet e tij, masa duhet të hiqen, të shohim se çfarë vjen”, ka thënë Rohde për Ekonominë Online.



