Krimi makabër/ Nëna detyron vajzat të pinë klor dhe tenton të vetëvritet

Krimi makabër/ Nëna detyron vajzat të pinë klor dhe tenton të vetëvritet

Një krim i përbindshëm është regjistruar dje në Itali. Një nënë 41-vjeçare ka detyruar dy vajzat e saj të pinë detergjent që përdoret për pastrimin e tualetit dhe më pas i ka shtrënguar për t’i mbytur.

Giuseppa Savatta pasi ka vrarë dy vajzat e saj, 9 dhe 7 vjeçe, ka tentuar të vrasë edhe veten.

E njohur në shoqëri si një grua model, ajo i ka shokuar banorët e zonës ku jetonte. Psikologu që po merret me rastin thotë se ajo mund të ketë personalitet bipolar.

Pasi ka vrarë të bijat, ajo ka tentuar të vetëvaret në tubin e dushit, por kur nuk ia ka dalë, ka tentuar të hidhet nga ballkoni. Në këtë moment në shtëpi ka mbërritur i shoqi, i cili e ka ndaluar.

Burri po merret në pyetje në lidhje me marrëdhëniet që kishte me gruan. Ai ka thënë se e kishte kërcënuar se do ta linte, po nuk kishte ndërmend ta bënte. Ndërsa e shoqja i kishte thënë se do t’i vriste vajzat për t’u kursyer vuajtjet.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy