
Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, ka prezantuar logon zyrtare në kuadër të 100-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike Shqipëri-SHBA.
Përmes një videoje në rrjetet sociale Yuri Kim i konsideron një gur kilometrik të rëndësishëm në marrëdhëniet SHBA-Shqipëri.
Përgjatë gjithë vitit 2022, ambasada e SHBA-së do të përkujtojë 100-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve tona të mrekullueshme. Kemi kënaqësinë të ndajmë me ju logon që Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria do të përdorin për këtë gur kilometrik të rëndësishëm. Shpresoj që jeni dakord se ajo shpreh miqësinë midis popullit amerikan dhe popullit shqiptar nëpërmjet ngjyrave, skicimit dhe fjalëve. Ajo që personalisht më pëlqen më shumë është që numri 100 përfshin simbolin e pafundësisë”, thotë ambasadorja.
Yuri Kim shton se lidhjet që na bashkojnë janë të forta dhe presim me optimizëm thellimin e miqësisë dhe partneritetit mes nesh.



