Ardit Gjoklaj u vra në landfill, ja prova e re që ka siguruar akuza

Ardit Gjoklaj u vra në landfill, ja prova e re që ka siguruar akuza

Prokuroria e Tiranës ka siguruar një provë tjetër të rëndësishme në lidhje me vdekjen e adoleshentit Ardit Gjoklaj, i cili humbi jetën në landfillin e Sharrës, më 7 gusht të këtij viti. Siç shkruan sot “Panorama”, organi i akuzës ka marrë përgjigje nga kompanitë e telefonisë celulare në lidhje me vendndodhjen e 17-­vjeçarit, që punonte në të zezë në landfillin e mbeturinave. Përgjigjja e mbërritur në prokurori, sipas burimeve të hetimit, është se telefoni i Ardit Gjoklajt është loguar në antenën më të afërt me zonën e landfillit të Sharrës natën mes 6 dhe 7 gushtit 2016, kur dyshohet se ka ndodhur edhe goditja e viktimës me ekskavatorin e mbeturinave, duke i shkaktuar vdekjen.

Më konkretisht, në përgjigjen e mbërritur në Prokurori konfirmohet fakti se viktima ka lëvizur në zonën e Kombinatit natën e ngjarjes dhe pas orës 3 e gjysmë të mëngjesit, kohë kur mendohet se ka ndodhur edhe goditja aksidentale me kovën e ekskavatorit.

Sinjali i fundit i telefonit të viktimës ka qenë në orët e para të mëngjesit të datës 7 gusht, pasi, siç është konfirmuar edhe nga këqyrja në vendin e krimit, aparati celular është mbajtur nga Ardit Gjoklaj në xhepin e bluzës që kishte veshur. Pas zbulimit të trupit të pajetë në pirgun e plehrave, celulari është gjetur i shtypur në xhepin e bluzës së viktimës, në pjesën e gjoksit, në krahun e majtë të trupit. Lokalizimi i viktimës përmes celularit është bërë me sinjalin që aparati ka dhënë deri në momentin kur është dëmtuar si pasojë e goditjes nga mjeti, që ka goditur edhe viktimën Ardit Gjoklaj. Pas marrjes së kësaj prove, por edhe bazuar në deklarimet e dëshmitarëve dhe ekspertizën mjekoligjore, prokuroria ka rrëzuar të gjitha pretendimet e ngritura nga ana e avokatëve të katër personave të pandehur për këtë çështje. Në hetim nga prokuroria për tri akuza janë shtetasit Besnik Braha, 53 vjeç, me detyrë përgjegjës firme, Edmond Kollari, 40 vjeç, drejtues ekskavatori, Dëfrim Hakrama, 44 vjeç, përgjegjës turni dhe Bujar Daja, 45 vjeç, përgjegjës i punonjësve. Ata akuzohen nga prokuroria se kanë kryer veprat penale “shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “drejtim mjeti në mënyrë jo të rregullt”. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy