Në makinë të armatosur, arrestohen dy të rinj në Tiranë

Në makinë të armatosur, arrestohen dy të rinj në Tiranë

“Selita” u kodua një operacion i policisë së Tiranës, i finalizuar nga forcat “Shqiponja” dhe efektivët e komisariatit Nr.2, duke vënë në pranga dy persona që lëviznin me armë në makinë.

Bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative se në afërsi të rrethit të Selitës, në një automjet, qarkullonin persona të armatosur, uniformat blu organizuan punën dhe finalizuan operacionin, duke vënë në pranga në kushtet e flagrancës R. H., 36 vjeç dhe A. B., 42 vjeç.

Në afërsi të rrethit të Selitës, shërbimet e policisë kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin R. H., dhe pasagjer shtetasin A. B.

Gjatë kontrollit të automjetit, shërbimet e Policisë gjetën 2 armë zjarri pistoleta, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me 7 aparate celulare.

Lidhur me këtë rast materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy