Nga Kurbini në takimin elektoral të pasdites së sotme për të prezantuar kandidaten për zgjedhjet e 14 Majit, Majlinda Cara, Kryeministri Edi Rama deklaroi se familjet e kësaj zone të prekura nga tërmeti dhe që kanë marrë shtëpitë e reja, nuk i kanë marrë pasi iu janë marrë teserat, por me short.
Ai deklaroi se Kurbini do të kthehet në destinacion turistik, duke thënë se zona ka turizëm fetar pasi vijnë shumë njerëz për t’u ngjitur në kishën e Shna Ndout.
Njerëzit vijnë dhe ikin dhe Kurbini nuk fiton asgjë. Por ne do të punojmë që Shna Ndou të bëhet jo vetëm bekimi shpirtëror i gjithë kësaj zone, por edhe bekimi ekonomik i kësaj zone.
E kemi bërë projektin e rrugës për zhvillim, që t’u themi njerëzve hajdeni në Kurbin, vizitoni Shna Ndoun, por rrini në Kurbin, se aty do të gjeni bujtina, mikpritje dhe gjithçka.
Duke kërkuar votat për kandidaten socialiste dhe këshilltarët bashkiakë të Partisë Socialiste, Rama tha se është punë orësh që Sali Berisha të të dalin e të thonë “Rama ik”, se u vodhën votat.



