
Një 21-vjeçar është arrestuar në Tiranë për shpërndarje të lëndëve narkotike në zona të ndryshme të Tiranës.
Burimet zyrtare4 bëjnë me dije se 21-vjeçarit të identifikuar me inicialet A.H iu gjet dhe sekuestrua një sasi prej 1 kg e 250 gramë cannabis sativa si dhe një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit kokainë.
“Në rrugën "Nikolla Lena", shërbimet e Policisë kanë lokalizuar dhe më pas kanë arrestuar në flagrancë shtetasin A. H., 21 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas, pasi siguronte lëndën narkotike në sasi prej 1 deri në 2 kg, e ndante në porcione të vogla, të cilat më pas i shiste në zonën e rrugës së "Kavajës", dhe në rrugën "Nikolla Lena", kundrejt vlerës 500 lekë të rinj një dozë cannabis sativa dhe 8000 lekë të rinj një dozë me kokainë.”, njofton policia ndër të tjera.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike".



