Kina po konsideron mundësinë t'i japë Rusisë armë dhe municione për luftën në Ukrainë, ka thënë Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken.
Ky përshkallëzim do të nënkuptonte "pasoja të rënda" për Kinën, paralajmëroi ai.
Kina ka mohuar raportet se Moska ka kërkuar pajisje ushtarake.
Presidenti kinez Xi Jinping është një aleat i presidentit rus Vladimir Putin dhe ende nuk e ka dënuar pushtimin e Rusisë, por ai ka kërkuar të mbetet neutral në konflikt dhe ka bërë thirrje për paqe.



