Eksperti i ekonomisë, Elvin Meka për inflacioni zyrtar i cili raportohet nën nivelin 1.9% thotë se çmimet e produkteve bazë janë rritur disa fish.
Në emisionin “MCN Econony” ai deklaroi se rritja më e madhe e inflacionit prek më shumë mallrat inferiore, të cilat shërbejnë si artikuj bazë për shtresat e varfra dhe pensionistët, duke ulur fuqinë blerëse të tyre.
Meka shtoi se inflacioni 2-3% në vit është më se normal ose i pranueshëm dhe brenda parametrave që ka mundësi të menaxhohen, me monedhën kombëtare dhe me normën bazë të interesit.
Sipas tij, çdo shifër mbi 3% fillon dhe bëhet shqetësuese për faktin se do të duhet më shumë punë dhe angazhim jo vetëm nga Banka e Shqipërisë, por edhe nga Ministria e Financave dhe qeveria.
Nëse flasim për shifra 5, 6 apo 7% sa u arrit në Shqipëri në vitet 2023 dhe 2022, ky nivel mbi 3% fillon dhe bëhet shqetësues.
Se niveli mesatar i inflacionit është 4.5% i ndryshimit të çmimeve nga një vit në një tjetër, por rritja më e madhe prek më shumë mallrat inferiore, që shërbejnë si artikuj bazë për pjesën më të madhe të popullatës, për shtresat në nevojë dhe pensionistët.
Çmimet bazë për miellin, vajin apo sheqerin që përbëjnë bazën themelore të produkteve që ushqehen shtresat e varfra dhe me të ardhura të ulëta, në periudhat inflacioniste kanë një rritje çmimi më të lartë.
Vërtetë këto produkte mund të rriten me 10%, por kjo shportë e të mirave inferiore i rrit më shumë çmimet.
Ndaj një rritje e lartë e inflacionit godet më fort dhe më keq, shkallën e ulët të shoqërisë që përfitojnë të ardhura të ulëta, persona me ndihmë ekonomike dhe shtresa e gjerë ekonomike që përballen me rritjen e çmimeve bazë që duhet të blejnë çdo ditë.
1.9% del nga një shportë relativisht e gjerë mallrash dhe shërbimesh dhe nuk është e thënë se nëse unë do blej një produkt të caktuar, del që është llogaritur çmimi 2%.
Se për një artikull mund të jetë rritur 7%, për një tjetër më shumë apo më pak.
Produkti që nuk ka pësuar ndryshim mund të zërë 4% dhe shifra e INSTAT 1.9% duhet parë si mesatare e rritjes së gjithë këtyre produkteve të shportës.
Shteti duhet të marrë masa për luftimin e praktikave monopolistike për produktet bazë.



