Islami: Serbisë i dhemb koka se shekulli XXI është shekulli i shqiptarëve

Islami: Serbisë i dhemb koka se shekulli XXI është shekulli i shqiptarëve

Një ditë më parë, mediat e Kosovës raportuan se ishte planifikuar një atentat ndaj kryeministrit Albin Kurti, teksa ai po qëndronte në Shkup, pas kthimit nga mbledhja e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Lajmi është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i qeverisë Kurti, ndërsa Ministria e Brendshme e Maqedonisë së Veriut e ka quajtur të pavërtetë lajmin dhe s’ka pasur tentativë për vrasjen e tij.

Në studion e MCN TV përmes Skype-it, Avni Islami, ekspert i sigurisë, tha se autoritetet në Shkup kanë detyrimin të bëjnë transparencë mbi rastin.

Meqë në Maqedoninë e Veriut nuk është arrestuar askush sa u përket tentativave. Si shtet ka të drejtën që ta ruajë dhë të mos bjerë pre e propagandës së saj. Duke iu referuar burimeve të inteligjencës, kjo tentativë ishte mëse e sigurt. Po e ritheksoj, është e drejtë e Maqedonisë të flasë e të thotë çfarë ishte planifikuar të ndodhte. Ishte një veprim që do ta dëmtonte vetë sigurinë e republikës së Maqedonisë së Veriut.

Islami tha se ngjarjet e muajve të fundit, sidomos sulmi në veri të Kosovës, tregojnë se Serbia nuk e pranon dot faktin se shqiptarët po fitojnë vendin që u takon në Ballkan.

Që nga aksioni i 24 shtatorit dhe me një fitore të vogël të Kosovës në raport me politikat fashiste të Vuçiçit, në veri kanë ndodhur ndryshime drastike. Atje është vendosur rendi dhe ligji. Duke parë se armatimi i konfiskuar në Banjskë, nuk shoh ndonjë tendencë për rritjen e tensioneve në veri, pavarësisht se për këtë kanë interes Vuçiç dhe njerëzit e tij.

Qeverisë së Serbisë i dhemb koka se shekulli XXI është shekulli i shqiptarëve. Vuçiçi ëshët i atakuar në vazhdimësi nga faktori ndërkombëtar. Janë duke u përdorur të gjitha mjetet diplomatike që të ruhet paqja.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy