OBSH: Mund ta ndalojmë përparimin e Covid-19, e kemi vetë në dorë

OBSH: Mund ta ndalojmë përparimin e Covid-19, e kemi vetë në dorë

Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, u bëri thirrje qeverive dhe qytetarëve të bëjnë gjithçka për të "zhdukur" transmetimin e koronavirusit të ri. Aktualisht, në nivel botëror, janë mbi njëzet milion të infektuar dhe mbi 750 000 kanë humbur jetën.

"Këtë javë, ne do të arrijmë në 20 milionë raste të regjistruara me COVID-19 dhe 750 000 vdekje. Pas këtyre statistikave ka shumë dhimbje dhe vuajtje", tha kreu i Organizatës Botërore të Shëndetit në një konferencë për shtyp online.

"Shumë prej jush janë në zi, ky është një moment i vështirë për botën. Por unë dua të jem i qartë, ka rreze shprese ... Asnjëherë nuk është vonë që të kthesh mbrapsht trendin e epidemisë, por në mënyrë që kjo të ndodhë, zyrtarët duhet të mobilizojnë njerëzit për të vepruar dhe qytetarët të marrin masa të reja", tha ai.

"Nëse e zhdukim në mënyrë efektive virusin, ne mund ta hapim shoqërinë plotësisht në mënyrë të sigurt", tha ai, duke përmendur disa vende ku përpjekjet kanë dhënë rezultate.

Ai tha se disa vende në rajonin Mekong, Zelanda e Re, Ruanda dhe një numër ishujsh në Karaibe dhe Paqësor ia kanë dalë ta zhdukin virusin shumë shpejt.

Zelanda e Re, e cila la pas 100 ditë pa asnjë rast Covid-19, konsiderohet një shembull botëror, tha drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, dr Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Ai vlerësoi përparimin e Ruandës, e cila ka një kombinim të lidershipit të fortë, kujdesit shëndetësor universal, punonjësve shëndetësorë të mbështetur mirë dhe komunikimit të qartë mbi shëndetin publik.

Ai gjithashtu vlerësoi veprimin e shpejtë të disa vendeve evropiane, siç është Britania e Madhe, e cila forcoi izolimin e zonave të caktuara në veri të Anglisë, ose Franca, e cila e bëri të detyrueshme mbajtjen e maskave.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy