Liberalizimi i vizave/ Rekomandim pozitiv për Kosovën, por procesi do të vonojë

Liberalizimi i vizave/ Rekomandim pozitiv për Kosovën, por procesi do të vonojë

Liberalizimi i vizave për shtetasit e Kosovës nuk do të ndodhë deri në vitin tjetër. Në fund të qershorit ose në javën e parë të korrikut pritet të publikohet rekomandimi i Komisionit Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën. Në një prononcim për “Zërin”, ministrja e Integrimit Evropian Dhurata Hoxha, është shprehur e bindur se ky rekomandim do të jetë pozitiv.

Por, sipas ekspertëve të procesit të integrimit, edhe po qe se rekomandimi do të jetë pozitiv, vendimi për liberalizim të vizave për Kosovën mund të mos ndodhë deri në vitin tjetër.

Madje ata thonë se vendimi mund të mos merret deri pas mbajtjes së zgjedhjeve për Parlamentin Evropian, të cilat mbahen në maj të vitit 2019.

Ndërkohë, pikërisht Parlamenti bashkë me Këshillin e Ministrave janë dy institucionet e BE-së në të cilat duhet të miratohet rekomandimi i dalë nga Komisioni.

Ministrja e Integrimit thotë se Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet për liberalizim dhe se nuk ka arsye që të ketë vonesa në këtë drejtim.

Por pavarësisht kësaj, përfaqësuesit e opozitës shprehen skeptikë nëse vlerësimi do të jetë pozitiv dhe nëse vizat do të hiqen gjatë këtij viti.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy