Kristuli: Fabrikat dhe magazinat tona janë plot me grurë. Fiksimi i çmimeve, gabim shtetëror (VIDEO)

Kristuli: Fabrikat dhe magazinat tona janë plot me grurë. Fiksimi i çmimeve, gabim shtetëror (VIDEO)

Kreu i Unionit Agroushqimor, Theodhor Kristuli thotë se pasiguria për grurin është mbarë botërore dhe se marrëveshjet janë të brishta.

Fabrikat tona janë plot, magazinat tona janë të mbushura me grurë, nuk duhet të kemi fare frikë nga ndonjë ndenje pa grurë dhe misër. Çështja e grurit, besoj se është pjesë e luftës tregtare.

Nga studio e MCN Live, ai tha se Ukraina dhe Rusia, jo vetëm janë në luftë me njeri tjetrin, por janë në konkurrencë me njeri tjetrin.

Ai tha se këto muaj kanë kaluar mbi 5 milionë tonë shitje nga Ukraina dhe se kanë hyrë në vendet respektive dhe kjo detyrimisht ka çuar bursën, duke nënvizuar se sot pasdite pritet rritje e çmimit.

Sipas tij, Rusia po bën ç’është e mundur që krahas mënyrave të saj për të detyruar ata që kanë bërë embargo të ulin embargon, ndërsa shtoi se Rusia këtë vit ka prodhimin më të madh të grurit vjetor.

Ata do tentojnë ta shesin, se kudo që ta çojë bursën do e qetësojë. Nuk ka asnjë gjë për panik, se tregtua do gjej veten e vetë. Nuk ka luajtur mendsh as rusi që të bllokojë magazinat e saj, por do e tregtojë më lartë.

Në momentin e pikut vajti 500 dollarë toni. Sot gruri shitet 77 lekë në fabrikë, vetëm 5 lekë më tepër se para 24 shkurtit. Në momentin që ra 120 dollarë toni i grurit, bëhen tentativa politike.

Rusi do bëjë rolin e vetë, nuk i pëlqen ky çmim. Ukraina dhe Rusia, janë shtetet që ulin bursën. Amerika ka prodhim, polaku, ka, të gjithë kanë, por e kanë më lartë, pavarësisht se janë të hapur janë më të shtrenjtë.

Këto dy vende janë ato që përcaktojnë çmimin e ulët. Për sa kohë grurë ka, gruri do e gjejë vendin. Në vendin tonë gruri ka qenë 90 mijë lekë kuintali, sot është 77-78.

Gruri është vetëm 5 dollarë për kuintal më shtrenjtë krahasuar me para lufte. Nuk duhet të jetë buka aq. Tek pjesa e furrave jam pak dyshues, miellin e marrin vetëm 5 mijë lekë më shtrenjtë kuintalin, nafta ka rënë, gazi ka rënë.

Është gabim shtetëror që fiksojnë çmimet. 330 dollarë do të dalë bursa mendoj tani. Malli do shkojë atje ku është nisur këto janë pjesë politike, që në një farë mënyre do zgjidhet, duke rritur koston për njerëzit.

Por siç u bë më parë, jo s’do ketë miell dhe jo grurë dhe pjesës më të madhe që e blenë iu prish, se do kushte të ruajtjes. E çon dëm. Dhe kur e zë miza, sitet se nuk është mizë e keqe, por i heq vlerat.

8 fabrika kanë mbi 20 mijë ton gjendje, se kanë natyrën e punës, një vapor ikën, një shitet, një është në lundrim. Vështirësia që kanë është se atë grurë që kanë marrë dikur nuk e marrin më se vlera është më e shtrenjtë dhe do më tepër para.

Siguria është e plotë, njerëzit nuk duhet të jenë pesimistë, grurë ka, grurë do ketë dhe grurë kishte. Sa do shkojë çmimi, Rusia dhe Ukraina përcaktojnë çmimin e ulët, por kjo e ka një kufi, se nëse rritet shumë të leverdis ta marrësh nga Argjentina dhe Kanadaja, por e merr.

Nuk mendoj se do shkojë më tepër se 360 dollarë toni. Më në vështirësi se sot bizneset nuk ka. Furrat e bukës janë më të privilegjuar, se ua kanë lënë çmimin e energjisë 7 lekë.

Ndërsa për bizneset e tjera ka vështirësi të jashtëzakonshme, çdo gjë është bërë më e shtrenjtë dhe më e vështirë. Siguracionet janë rritur dyfish. Duhet bërë subvencionim i bujqësisë, plehrave kimike, i grurit.

Ne në Shqipëri prodhojmë rreth 200 mijë tonë grurë dhe 350 mijë ton e marrim nga importi. 200 mijë tonëshi është për konsum vetjak të pjesës reale.

Duhet subvencionuar se më mirë mbjell domaten dhe misrin se ka më leverdi se gruri. Por ata që e mbjellin e mbjellin për nevoja personale. Cilësi të mirë ka kudo, por ti duhet të subvencionosh se i del rëndë fshatarit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy