
Bashkimi Evropian bën me dije se një ndihmë e re 73 milionë euro do të akordohet për Gazën. Paketa e ndihmës do të kanalizohet përmes partnerëve lokalë në terren dhe do të fokusohet në shpërndarjen e ushqimit, ujin e pastër, dhe strehimoret.
“Në situatën e përkeqësuar të krizës së rëndë humanitare në Gaza dhe rritjes së vazhdueshme të nevojave në terren, Komisioni (Evropian) po rrit fondet e tij për të mbështetur palestinezët e prekur nga lufta në vazhdim”, thuhet në deklaratë.
“Kjo paketë e re e çon në193 milionë euro ndihmën totale për palestinezët në nevojë brenda Gazës dhe në të gjithë rajonin në vitin 2024”.



