Kosovë-Serbi, pa marrëveshje/ Qalaj: Marrëveshje për t’u mos u marr vesh, mashtrim i radhës i Kurtit (VIDEO)

Kosovë-Serbi, pa marrëveshje/ Qalaj: Marrëveshje për t’u mos u marr vesh, mashtrim i radhës i Kurtit (VIDEO)

Teksa dje në Bruksel u mbajt takimi mes Kurtit dhe Vucic, takimi përfundoi pa një marrëveshje të nënshkruar, për tu caktuar i radhim ë 18 mars.

Lidhur me këtë, deputeti i PD-së, Rashit Qala, e cilësoi për “MCN live”, faktin se sipas tij marrëveshja ishte për tu mos u marrë vesh për faktin se në preambulën e saj bëhej fjalë më shumë se për dykombësi.

Ne mendojmë se takimi i djeshëm në Bruksel ka sjellë një marrëveshje e cila për mua është një marrëveshje për tu mos u marrë vesh asgjë për shkak se ka shumë dy kombësi fillimisht në preambulën e kësaj marrëveshje e cila për mua është e çuditshme, kur kemi të bëjmë me një kryeministër si Kurti të cilin nuk e njohim se kush është tash që pranon që në preambulën e kësaj marrëveshje të qëndroj paragrafi “kapërcimin e trashëgimisë së të kaluarës”.

Kjo është e pakuptimtë sepse të gjithë e dijnë se çfarë kemi kaluar ne në tragjedinë tonë dhe për ne është  papranuar të harrojmë të kaluarën tonë.

Qalaj, veçoi për shkak  të paqartësisë nenin 7, që sipas tij, ka të bëj me asocacionin e komunave serbe, ndërkohë që vet kryeministri Kurti, si ish opozitar e pati kundërshtuar atë.

Neni 7 ka të bëj me pjesën veriore të vendit, dhe siç e dini ka qene vet ky kryeministër që në të kaluarën më partinë e vet e ka kall Kosovën me protesta duk kundërshtuar asociacionin apo bashkësinë e komunave serbe ndërsa në këtë marrëveshje çështja e asocacionit është zhvendosur ne nenin 7,

Pra çdo gjë që ka qenë përpara e paraparë në themelimin e asocacionit tash është zhvendosur në  këtë marrëveshje në nenin 7.

Për deputetin e PD-së, marrëveshja e radhës është një mashtrim i radhës i kryeministrit Albin Kurti, meqë nuk këtu flitet për njohjen e ndërsjellët mes dy vendeve.

Kurti si çdo herë edhe tani ka bërë një mashtrim të radhës, sidomos kur flitet për çështjen asocacionit të komunave dhe se marrëveshja ka degraduar meqenëse nuk flitet më për njohjen e ndërsjellët mes Kosovës e Serbisë, po flas për njohjen de-jure, porse prape do të jetë një periudhë tranzitore që mund të jetë e pakufizuar dhe kushedi se si do të jetë në të ardhmen gjeopolitika pas 4-5 vitesh.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy