Rritja e çmimeve të gazit dhe energjisë/ Ministrat e vendeve të BE takohen më 9 shtator, zbulohet draft-dokumenti

Rritja e çmimeve të gazit dhe energjisë/ Ministrat e vendeve të BE takohen më 9 shtator, zbulohet draft-dokumenti

Ministrat e Energjisë të vendeve të Bashkimit Evropian do të diskutojnë opsionet për të frenuar çmimet në rritje të energjisë, duke përfshirë çmimit e gazit, tregon një dokument i “Reuters”.

Ministrat e BE-së do të takohen më 9 shtator për të diskutuar masat urgjente në mbarë bllokun për t'iu përgjigjur rritjes së çmimeve të gazit dhe energjisë që po godet industrinë evropiane dhe po rrit faturat familjare, pasi Rusia frenoi dërgesat e gazit në bllok

Në draft-dokument thuhet se ministrat do të shqyrtojnë opsionet duke përfshirë një kufi çmimi për gazin e importuar, një kufi çmimi për gazin e përdorur për prodhimin e energjisë elektrike ose heqjen e përkohshme të termocentraleve me gaz nga sistemi aktual i BE-së për përcaktimin e çmimeve të energjisë elektrike.

Ministrat do të konsiderojnë gjithashtu mundësinë e ofrimit urgjent të "mbështetjes së linjës së kreditit pan-evropiane" për pjesëmarrësit në tregun e energjisë që  përballen me thirrje shumë të larta, thuhet në dokumentin e hartuar nga Republika Çeke, e cila mban presidencën e rradhës të BE-së.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy