
Gjatë ditës së sotme vendi ynë do të ndikohet kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.
Si rezultat i formimit të një zone me presion atmosferik të ulët të pozicionuar mbi Gadishullin Apenin dhe masave ajrore të lagështa.
Moti i kthjellët e me temperatura të larta pritet ti lërë vendin motit me alternime vranësirash e intervale kthjellimesh dhe reshjeve të shiut.
Pas orëve të mesditës priten reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit e lokalisht mesatar në veri.
Temperaturat parashikohen:
në zonat malore 9 deri 23°C
në zonat e ulëta 8 deri 26°C
në zonat bregdetare 14 deri 26°C



