Protestë kundër imponimit për vaksinim/ Frika nga një tjetër mbyllje nxjerr qytetarët në shesh

Protestë kundër imponimit për vaksinim/ Frika nga një tjetër mbyllje nxjerr qytetarët në shesh

Nën logon “të jemi të lirë”, dhjetëra qytetarë iu bashkuan thirrjes për të protestuar, kundër imponimit për vaksinim dhe një mbyllje të mundshme si pasojë e shtimit të rasteve dhe variantit Delta.

Dhjetëra qytetarë në kryeqytet i janë bashkuar një thirrje përmes rrjeteve sociale për proteste  lidhur me situatën nga pandemia, rreziku që mund të shkaktohet nga variantet e reja dhe frika e një mbylljeje e cila mund të rezultojë fatale për ekonominë e shqiptarëve.

Protesta merr shkak edhe nga thirrjet për vaksinim, për të cilën të pranishmit shprehen se nuk mund të imponohet.

Të grumbulluar në sheshin Skënderbej ku dhanë mesazhe të qartë, të pranishmit folën edhe për kamerën e MCN.

Kjo protestë e cila sipas protagonistëve është spontane, pa ngjyrime, pa parti mbahet paralelisht me protesta të tjera në vende të shumta të Evropës.

Të pranishmit thanë se janë të shqetësuar nëse një tjetër mbyllje do të jete për Shqipërinë gjë që do të përkthehej në një ekonomi të shkatërruar.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy