Referendumi/ Meta: Më 8 Dhjetor fillon një lëvizje e re, nuk largohem nga sheshi deri në zbatimin e Kushtetutës (VIDEO)

Referendumi/ Meta: Më 8 Dhjetor fillon një lëvizje e re, nuk largohem nga sheshi deri në zbatimin e Kushtetutës (VIDEO)

Në një dalje për mediat kreu i Shtetit, Ilir Meta i bëri thirrje gjithë shqiptarëve që të bashkohen me të më 8 Dhjetor, pasi sipas tij ka ardhur koha që ata ta marrin fatin e tyre në dorë, sepse me këtë klasë politike nuk ka më zgjidhje.

“Populli shqiptar me Kushtetutën që ka zgjedhur vetë me referendum, ka vendosur referendumin: 1. Përmes 50 mijë shtetasve, populli ka të drejtën e referendumit. 2. Kuvendi, me propozimin e Këshillit të Ministrave, mund të vendosë që një çështje të shtrohet në referendum.

Në 21 vite nuk kemi asnjë referendum, sepse politika e ka bllokuar qëllimisht. Ndaj dhe unë, si President i Republikës kam vendosur pas përpjekjeve për dialog me opozitën, qeverinë, Kuvendin, të zbresë në shesh dhe nuk do të iki nga sheshi, deri sa t’i kthejmë popullit shqiptar të drejtën e referendumit, të detyrojmë Parlamentin për të zbatuar këtë të drejtë kushtetuese.

Shqiptarët janë të pa shpresë. E vetmja rrugë për një të ardhme më të mirë është të filloni të ushtroni demokracinë direkte, përndryshe pas disa viteve këtu nuk do të ketë më shqiptarë”, tha Meta.

Presidenti Meta paralajmeroi se nuk ka ndërmend të ndale takimet me qytetarësh dhe tubimet në sheshe, si ai i datës 8 dhjetor në qytetin Studenti, derisa Rama të pranojë Referendum

Meta iu drejtua shqiptarëve duke thene se me këtë klasë politike ata janë krejtësisht të pashpresë.

Epoka e partive, ka përfunduar tha Meta, pasi ato treguan se nuk bashkëpunojnë dot për interesin kombëtar.

“Shqiperia duhet të hyjë në epokën e Referendumit. Kjo klasë politike ka dështuar në mënyrë të turpshme. Sot jemi më prapa në raport me dy dekada më parë. Referendum, ndryshe nuk mund tia lëjmë bandave që të qeverisin rajonet e vendit”unë, si President i Republikës kam vendosur pas përpjekjeve për dialog me opozitën, qeverinë, Kuvendin, të zbresë në shesh dhe nuk do të iki nga sheshi, derisa t’i kthejmë popullit shqiptar të drejtën e referendumit, të detyrojmë Parlamentin për të zbatuar këtë të drejtë kushtetuese. Shqiptarët janë të pa shpresë. E vetmja rrugë për një të ardhme më të mirë është të filloni të ushtroni demokracinë direkte, përndryshe pas disa viteve këtu nuk do të ketë më shqiptarë. Në 8 dhjetor fillon një dhjetor i dytë.  Në të gjitha sheshet e Shqipërisë do të komunikojmë më popullin”, shtoi Meta.

 Meta shtoi se Shqipëria nuk mund të eci përpara me këtë lloj parlamenti.

Meta tha se në rast se populli shqiptar nuk ushtron të drejtën demokratike për referendum, edhe vetë do të ikë nga Tirana, por shtoi se nuk do të ikë nga Shqipëria.

 “Unë personalisht, referendumin e shikoj si një mision për veten time dhe në momentin që do i rikthej këtë mundësi popullit të Shqipërisë, do të largohem edhe unë nga politika, bile edhe nga Tirana do të largohem, por jo jashtë shtetit, do të iki për rafting. Do iu pres atje juve të gjithëve. Por, e kam këtë detyrë, e kam këtë mision që popullit shqiptar t’ia kursejmë këtë tallje dhe poshtërim që i bën përditë kjo klasë politike”, deklaroi Meta.

Në fund Meta bëri edhe një ftesë për tubimin e 8 dhjetorit, por pa asnjë flamur partiak.

” I ftoj të gjithë të marrin pjese në tubimin e 8 dhjetorit. Të gjithë atje tek sheshi i Qytetit Studenti, por me një kusht, të gjithë duhet të vijnë me flamur kombëtar kuqezi, asnjë nuk është i mirëpritur me flamur partie”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy