Shuhet në moshën 85-vjeçare shkrimtari i madh Dritëro Agolli

Shuhet në moshën 85-vjeçare shkrimtari i madh Dritëro Agolli

Shkrimtari i njohur Dritëro Agolli ka ndëruar jetë në moshën 85-vjeçare. Prej ditësh, shkrimtari ndodhej i shtruar në Sanatorium dhe ditët e fundit gjëndja e tij shëndetësore ishte rënduar.

Kishte kohë që shkrimtari ndodhej në një gjendje të rënduar shëndetësore, pasi edhe gjatë qëndrimit në shtëpi, frymëmarrja e tij realizohej përmes tubit të oksigjenit. Por me sa duket, edhe temperaturat e ulëta të këtij fundviti kanë ndikuar në përkeqësimin e shëndetit të shkrimtarit. Edhe pse me një gjendje shëndetësore të brishtë, Dritëroi ka qenë vazhdimisht aktiv me opinionet e tij në shtypin shqiptar. Madje, shkrimtari i njohur festoi 85-vjetorin në muajin tetor 2016. 

Dritëro Agolli lindi në Menkulas të Devollit Pasi mori mësimet e para në vendlindje, vazhdoi gjìmnazin e Gjirokastrës, një shkollë me mjaft traditë.

Studimet e larta për letërsi i mbaroi në Petërburg. Ka punuar shumë kohë gazetar në gazetën e përditshme “Zëri i popullit”, dhe për shumë vjet ka qenë Kryetar i Lidhjes së shkrimtarëve dhe artistëve të Shqipërisë.

Për tridhjetë vjet me radhë Dritëro Agolli u zgjodh deputet. Krijimtaria e tij letrare është mjaft e pasur në gjini e lloje të ndryshme: poezi, poema, tregime, novela, romane, drama, skenarë filmash etj.

Është fitues i disa çmimeve dhe i nderimeve të tjera. Disa prej veprave më të rëndësishme të tij janë përkthyer në Perëndim e në Lindje. Dritëro Agolli hyri që në fillim në letërsinë shqiptare (vitet’60) si një protagonist i saj, duke i ndryshuar përmasën e së ardhmes.

Në veprën e Agollit e pa veten si protagonist bujku dhe bariu, fshatari dhe studenti, malësori dhe fusharaku. Agolli i bë poeti i tokës dhe i dashurisë për të, shkrimtari i filozofisë dhe i dhimbjes njerëzore.

Vepra letrare e Dritëro Agollit krijoi traditën e re të letërsisë shqiptare. Ajo na bën të ndihemi me dinjitet përballë botës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy