
Rrjeti global i gazetarëve investigativë, OÇRP, ka publikuar një hulumtim të gjatë për politikanin dhe biznesmenin shqiptar Tom Doshi, të shpallur më herët non-grata nga amerikanët, sit ë dyshuar të lidhur me krimin e organizuar vendas dhe atë australian. Tom Doshi, një biznesmen dhe politikan i fuqishëm shqiptar i lidhur me kryeministrin e vendit, e nisin artikullin e tyre gaztarët investigativë. Duke cituar dokumente të inteligjencës australiane, gazetarët shkruajnë se Tom Doshi përshkruhet në dosje si “kreu” i një sindikate të krimit të organizuar “që përbëhet kryesisht nga familja e tij e gjerë”. Në shkrim përmendet edhe biznesmeni i arrestuar të enjten nga SPAK-u, Pëllumb Gjoka, si bashkëpunëtor i dyshuar i Tom Doshit. Përveçse një person që ka ende fuqi të konsiderueshme në Shqipëri, artikulli shkruan se burime të ndryshme kanë konfirmuar takime të Tom Doshit me ish-shefin e FBI-së, Çarls Mekkonigeill.



