Atentat 40-vjeçarit shqiptar në Itali, e plagosin me dy plumba

Atentat 40-vjeçarit shqiptar në Itali, e plagosin me dy plumba

Një 40-vjeçar shqiptar është plagosur në një atentat me armë zjarri në Itali. Mediat italiane raportojnë se ngjarja ka ndodhur jashtë shtëpisë së tij në Quarto d’Asti.

Shqiptari, identiteti i të cilit ende nuk bëhet i ditur është plagosur me dy plumba, nga dy persona ende të paidentifikuar, të cilët u larguan menjëherë pas ngjarjes.

40-vjeçari, i plagosur është jashtë rrezikut për jetën. Ai u dërgua në spitalin Cardinal Massaia nga një i afërm.

Ngjarja është nën hetim nga karabinierët e Astit. Një nga pistat ku po hetohet është edhe ajo e larjes së hesapeve.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy