Taulant Muka, mjek epidemiolog, thotë se pandemia e Covid-19 nxori në pah defektet e mëdha të sistemit shëndetësor. Muka tha se mënyra se si u menaxhua pandemia në Shqipëri ishte tërësisht politike.

Në fillim të pandemisë ishin shumë gjëra të paqarta dhe mungesa e informacionit kur vinin lajmet nga Kina sigurisht që çdo shtet kishte të drejtën të merrte masa të rrepta, por ato nuk duhet të vazhdonin për aq kohë sa u vazhdua në Shqipëri dhe vende të tjera. Si fiziologjia dhe sëmundja apo ngjitshmëria kërkonte një menaxhim. Ne u mbyllëm më shumë se 3 muaj dhe pamë tanke sikur do luftohej virusi me tanke dhe përveç asaj frike të sëmundjes, u shtua dhe frika e prezencës së ushtarëve.

I gjithë menaxhimi i Covid dhe ajo zgjatje e izolimit që pati Shqipëria nuk kishte të bënte me shkencën, por me organizmin politik. Shqipëria dhe Kosova janë ndër vendet e para në Europë sa i përket vdekshmërisë. Pra pavarësisht gjithçkaje që bëmë, nuk frenuam asgjë. Ne mendimin tim, menaxhimi i Covidit ishte kryekëput politik. Sot ka ardhur koha të reflektojmë dhe të kuptojmë si u morën vendimet. Kishte një komitet shkencor që nuk dinte si merreshin vendimet. Shkenca nuk ecën në atë mënyrë. Duhet të kthehemi pas në kohë, të analizojmë situatën. Të marrësh masa drastike dhe të kesh atë vdekshmëri, do të thotë që praktikisht nëse do ta kishim lënë virusin të lirë, do të kishim të njëjtën vdekshmëri.

Pandemia Covid-19 në Shqipëri, sipas Mukës, e ktheu shkencën në biznes dhe gjeti mënyrat për të mbytur zërat kundër.

Testet u bënë biznes. Trajtimet u bënë biznes. Ti shkoje në farmacinë e lagjes dhe merrje një trajtim që nuk ishte i miratuar.

Në aspektin lokal pandemia nxori në pah koprrupsionin masiv në shëndetësi në të gjitha nivelet. Gjatë 2-3 viteve pandemi shumë mjekë shqiptarë jashtë vendit bënin thirrje të vendoseshin protokollet.

Nxori në pah centralizimin. 2.5 milionë shqiptarë u fokusuan te një godinë e QSUT. Aty mund të ketë qenë edhe një nga vatrat e keqmenaxhimit të Covid.

Biznesi me kompanitë farmaceutike dhe mosbesimi te shteti, te mjeku, te spitalet sollën pasoja të tjera. U bë shkenca biznes, ku zërat kundër nuk lejoheshin. Pandemia u ka hapur sytë shumë vetave.