Përgjatë një aksioni nga Velipja e deri në Ksamil policia ka sekuestruar 32 mjete lundruese të cilat janë kapur duke lundruar jashtë zonës së përcaktuar duke rrezikuar jetën e pushuesve.
Policia njofton se pronarët e këtyre mjeteve janë gjobitur ndërsa thonë se monitorimi i bregdetit do të vijojë përgjatë gjithë sezonit turistik.



