Goditja e grupit të Çopjave/ Bregu: Kokaina me vlerë mbi 1 miliard euro. Lekët e drogës hyjnë në ndërtim (VIDEO)

Goditja e grupit të Çopjave/ Bregu: Kokaina me vlerë mbi 1 miliard euro. Lekët e drogës hyjnë në ndërtim (VIDEO)

Gazetari Sokol Bregu, duke folur në edicionin e lajmeve në MCN Tv mbi goditjen e SPAK për grupin e Çopjave tha që nëse kokaina do të hidhej në treg, do të kapte një xhiro mbi 1 miliard euro. Bregu tha se lekët e drogës hyjnë në biznesin e ndërtimit në Shqipëri, por duhen vërtetuar me prova konkrete. Po ashtu gazetari vë në dukje se paraja e pistë ka ndikuar në rënien e Euros. 

SPAK s’është me pushime, gjithmonë në gusht bën goditje, duke i gjetur në befasi personazhe të tillë të krimit të organizuar në Shqipëri. Historia e këtyre tonelatave drogë, datojnë para 4 vitesh, dhe janë kapur në shtete të BE-së. Droga ka shkuar nga Paraguaji në Belgjikë, Holandë, Gjermani, ku janë sekuestruar tonelatat e drogës. SPAK merr gjithmonë drogën e kapur. Në Sky Ecc ke kalime droge pafund, për të cilat SPAK-u s’mund të ngrejë akuzë. SPAK e di që kanë kaluar, por për ato kalime s’ngre dot akuzë se s’ka provë. Në rastin konkret prova është droga e sekuestruar në Gjermani e Holandë. SPAK lidhet me Eurojust. Nëse do hidhej në treg bëhet fjalë për një xhiro mbi 1 miliard euro. Çmimi i kokainës në Europë ka vajtur në fund, pasi Amerika Latine ka mbiprodhim të kokainës. Ne shohim biznesin e ndërtimit në Shqipëri, por s’mund ta ndajmë sa janë në këtë biznes, apo në turizëm. Fakt është që ka shumë, në të kundërt Euro s’do ishte në këtë pikiatë. Futja me shumicë e euros, do të thotë e ka ulur. Që blihen vota dhe krimi është në politikë...se është simbiozë, ku ekziston krimi pa politikën. Lekët e drogës hyjnë në biznesin e ndërtimit, por se kush biznesmen i mori a dimë gjë?! Hajde gjeje te kush pallat. Edhe kur themi që u fut krimi në zgjedhje, më thuaj një palë zgjedhje ku krimi s’është futur, duke hequr 91’-92’. Problemi është që na duhen prova”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy