
14 qytetarë kanë ndërruar jetë si pasojë e Covid-19 në 24 orët e fundit në vend: 6 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetarë nga Kuçova, 1 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Kruja, 1 qytetar nga Saranda, 1 qyetar nga Shkodra, 1 qyetarë nga Elbasani, të moshave 57- 84 vjeç.
Ndërkohë në 24 orët e fundit janë kryer 2994 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 590 qytetarë. Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 406 pacientë, 31 në terapi intensive, nga të cilët 14 pacientë janë të intubuar. Ministria e Shëndetësisë njofton se janë shëruar 710 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 83,264 që nga fillimi i epidemisë.
Ndërkohë sipas njoftimit të MSH, ka vijuar procesi i vaksinimit antiCOVID në qendrat e përqendruara të vaksinimit si dhe në shkolla për arsimtarët. Gjatë ditës së sotme janë kryer 2954 vaksinime antiCovid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 36,323 vaksinime për personelin shëndetësor, të moshuarit dhe mësuesit.



