
Një proteinë e vogël (peptid), e zbuluar së fundmi, mund të çojë në një revolucion në terapitë e osteoporozës: është një 'osteopeptid' endogjen me funksionin e dyfishtë të ndalimit të reabsorbimit dhe humbjes së dendësisë kockore dhe nxisin formimin e kockave të reja të shëndetshme.
Në një studim të botuar në revistën Cell Reports Medicine, peptidi, Pepitem, garantoi formimin e kockave të reja të shëndetshme te minjtë me probleme të osteoporozës.

Studimi u koordinua nga Helen McGrettick nga Universiteti i Birminghamit.
Pepitemi mund të marrë një rol qendror në luftën kundër osteoporozës, sepse stimulon formimin e kockave të reja nga brenda, duke shfrytëzuar mekanizmat fiziologjikë endogjenë.



