Avokatja Anila Çobani, blogerja Ledia Fazlli dhe influenceri Bruno Shemsho flasin për rënien e martesave dhe shtimin e numrit të divorceve, ku sipas të dhënave të INSTAT një në tre çifte po ndahen.
Në emisionin “Zgjohu me MCN” ata ndanë mendimet pro dhe kundra për divorcet dhe shkaqet që çojnë drejt tij.
Çobani: “Njerëzit duhet të martohen për të mbushur botën tonë të brendshme. Jo se është e pambushur kur jemi në fazën e adoleshencës dhe rinisë, por ndryshon shumë bashkimi i dy shpirtrave në raport me botën. Nëse duam të ecim para dhe të zhvillojmë shoqërinë, ajo që duhet t’i japim shoqërisë është familja. Shkaktarët e divorceve janë dhe ekonomikë dhe socialë.
Të rinjtë po e shohin divorcin si respekt për veten ose si një vetëbesim. Kur në raport nuk shkon diçka për arsye të ndryshme zgjedhin veten. Përqindja më e madhe e kërkesave për divorc bëhej nga gratë. Kjo tregon se forca e gruas apo e vajzave nuk ka lindur me tabunë çfarë do ndodhë po u ndanë, por ka kaluar në stad tjetër. Kanë më respekt për veten, më vetëbesim.
Divorcet sot janë më të shëndetshme, se në vitet që po jetojmë divorci shoqërohet dhe me këshilla psikologjike, këshilla të njerëzve të specializuar dhe jo si një traumë. Kur ke respekt për veten dhe do të jetosh në një familje të lumtur, ku fëmijët nuk duhet të shikojnë skena, janë një sërë shkaqesh që ka shtuar numrin e divorceve në Shqipëri.
Kjo nuk vjen vetëm prej shkaqeve ekonomike por dhe për shkaqe të tjera. 20% e divorceve vinin nga gratë dhe shkaqet ishin gjendja ekonomike, lojërat e fatit apo dhuna.”
Fazlli: “Edhe kur martohesh të dashur të përhershme e ke. Ti quaje si të duash. Nuk mendoj se firma është gjithçka, mendoj se gjithçka është mirëkuptimi. Nëse ti bashkëjeton përgjegjësia është njësoj.
Ti mund të bashkëjetosh, të bësh fëmijë dhe përgjegjësia është njëlloj për fëmijën. Unë nuk mendoj se fëmija duhet të përdoret si një aspekt me që unë kam fëmijën nuk duhet të divorcohem.”
Shemsho: “Fakti që ne të rinjtë gjithmonë do jemi në ndërtim të vetes, jo prej kushteve ekonomike, zgjedhin shpesh të emigrojnë, tjetra është që njerëzit tashmë nuk duan të mbajnë përgjegjësi të tillë. se martesën nuk e shohin si një lidhje emocionale, por e shohin si përgjegjësi.
Është një lloj mentaliteti që e kemi ne si shoqëri që pjesën e martesës e kemi si detyrim. Divorci po vjen më shpesh nga gratë dhe i kanë harruar detyrat që kanë në shoqëri. Të qenit të pavarura.”



