Liderët e UÇK-së në Hagë, Ilir Kulla shpjegon ku ka gabuar Kosova

Liderët e UÇK-së në Hagë, Ilir Kulla shpjegon ku ka gabuar Kosova

Në studion e emisionit “Zonë e Lirë” u diskutua mbi procesin ndaj ish-liderëve të UÇK në Hagë. Analisti Ilir Kulla tha se Kosova ka gabuar në lidhje me këtë çështje, e cila duhej të ishte gjykuar që në krye të herës nga gjykatat e vendit. 

 

Një nga gabimet më të mëdha të shtetit të Kosovës është se pas themelimit të shtetit dhe pas daljes së vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare për njohjen e pavarësisë, institucionet e kanë pasur të mundur që të gjitha këto të gjykoheshin brenda Kosovës. Çdo krim dhe çdo vrasje hetohet edhe sot. Nuk flitet për më shumë se 300 raste dhune dhe vrasje të supozuara. Por përderisa jemi ende te akuza, nuk kemi një dënim, atëherë do të kemi të vërtetën. Me përgjegjësi them që nëse gjykatat e Kosovës dhe prokuroria do t’i kishin hetuar ato raste, sot nuk do të flisnim për këtë. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy