Borrell me Ramën: Në fokus, Samiti i ardhshëm i Ballkanit Perëndimor

Borrell me Ramën: Në fokus, Samiti i ardhshëm i Ballkanit Perëndimor

Përfaqësues i Lartë i Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë, Josep Borrell, ka njoftuar sot përmes rrjeteve sociale se ka takuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama në Konferencën e Politikave Ndërkombëtare (WPC2021) në Abu Dhabi.

“Ne diskutuam për zgjerimin, Samitin e ardhshëm të Ballkanit Perëndimor dhe nevojën për rezultate konkrete”, shkruan Borrell.

Borrell ka vendosur theksin te rëndësia për të ruajtur, “vrullin e reformës në rajon si dhe besueshmërinë e BE-së”.

Nga ana tjetër ambasadori amerikan në Shqipëri, Luigi Sreca, ka përshëndetur takimin mes kreut të Shqipërisë dhe Borrell-it.

Soreca në median sociale Twitter shkruan se, “angazhimi i nivelit të lartë vazhdon përpara Samitit të BE-WB6”. Ambasadori vendosi theksin se ky takim ka ardhur fill pas vizitës së Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dy ditë më parë.

Kryeministri Rama, të enjten ka udhëtuar drejt Abu-Dhabit, si i ftuar nderi në WPC 2021.

WPC-ja u themelua në vitin 2008, për t’iu përkushtuar promovimit të një bote më të hapur, më të drejtë dhe të begatë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy