
Zyrtarët spanjollë kanë konfiskuar më shumë se gjashtë ton kokainë të fshehur midis grumbullit të bananeve në një zonë industriale në Malaga dhe kanë arrestuar 16 persona si të dyshuar në lidhje me drogën.
Gjithashtu policia ka sekuestruar më shumë se 300,000 euro në para cash, armë dhe makina luksoze, pas bastisjes të më shumë se 20 shtëpive dhe bizneseve në lidhje me drogëne e sekuestruar.
Në një deklaratë policia tha se të dyshuarit po kontrabandonin drogë nga Amerika Latine nëpërmjet një kompanie dedikuar importimit të sasive të mëdha të bananeve dhe frutave të tjera nga Kosta Rika.
Hetimi në rrjetin e drogës zgjati pothuajse një vit dhe gjithashtu përfshinte zyrtarë të portugalistë dhe amerikanë.
Në prill, policia spanjolle bëri një konfiskim rekord prej pothuajse nëntë ton kokainë në një zonë të anijeve që mbante banane në portin jugor të Algeciras.



