
Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka shpallur 3 vende vakante në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK.
Alfred Balla, kryetar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, në një intervistë për MCN live, bëri të ditur se prokurorët që plotësojnë kushtet ligjore për të kandiduar për në SPAK kanë kohë brenda datës 16 tetor për aplikim.
Balla bëri të ditur se deri më sot kur kanë kaluar 10 ditë nga shpallja e vendeve vakante, nuk ka asnjë aplikim të ardhur.
Procedura e aplikimi ka gati 10 ditë që KLP ka hapur garën për plotësimin e vendeve vakante. Por deri tani kur po flasim, nuk ka asnjë kandidaturë të ardhur nga prokurorët e Republikës së Shqipërisë, nuk di të them se pse ka vonesa por mbase prokurorët janë duke mbledhur dokumentacionin dhe dosjet dhe shpresojmë që të kemi kandidatura deri në afatin e caktuar. Do donim të kishim nga 3 kandidatura për secilin kandidatë por besoj dhe shpresoj që deri më 16 tetor të kemi plotësuar kandidimin.
Janë kriteret që kanë qenë edhe më herët dhe prokurorët shumica i njohim, dhe njohin rregulloren e cila nuk ka ndonjë ndryshim, por kem i futur një element që pasi të bëjnë renditjen e kandidatëve me pikë maksimale, t’ia përcjellim këtë ligj një komisioni të SPAK, të cilët bëjnë një tjetër verifikim të pasurisë dhe figurës, dhe pastaj t’ia kthejnë KLP-së.
Nuk jam skeptik që nuk do të ketë kandidatura, shpresoj të kemi deri në fund kandidatura që të kemi mundësi të zgjedhim.
Balla thotë se pas plotësimit të 20 vendeve të prokurorëve, presim hetime cilësore për dosje që presin për tu hetuar.
Është mirë që të shtohet prokurorët. Siç e dini Kuvendi i Shqipërisë ka përcaktuar 20 prokurorë pranë kësaj strukturë. Ne deri tani kemi zgjedhur 17 prokurorë ndër vite dhe na duhen edhe tre.
Por duke ditur nga brenda hallet e sistemit, ne kemi menduar për të mirën e sistemit dhe kemi pritur që te shtohet numri i prokurorëve që kanë kaluar me sukses vetingun apo qe mbushin 10 vite eksperiencë, kemi pritur emërimet e 26 prokurorëve te rinj që futem në sistem dhe tani është momenti që ta plotësomë këtë strukturë dhe ta çuajmë të mbyllur kapitullin e SPAK.
Fluksi i dosjeve në SPAK është normal në krahasim me prokuroritë e rretheve që kanë super fluks.
Pritshmeritë e publikut ndaj kësaj strukture kanë qenë shumë të mëdha qoftë edhe tonat, edhe ne si këshill kemi pritur dhe presim nga kjo strukturë. U mbush që në fillim me kallëzime nga të gjitha anët , tashmë kemi një rënie të numrit të kallëzimit dhe kjo tregon besimin që kanë qytetarit nga kjo strukturë,.
Ajo që ne presim nga kjo strukturë na detyron ta plotësojmë menjëherë këtë strukturë me 20 vende vakante dhe të mund të presim hetime cilësore dhe të shohim rezultatet që kemi kaq vite që i presim. Dhe 20 prokurorë së bashku më 60 hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimeve që tashmë janë efektiv dhe janë të trajtuar, mendoj se janë mjaftueshëm për të dhënë impaktin që ne presim.



