Presidenti Bujar Nishani është paraqitur në orën 9:30 në qendrën e votimit. Së bashku meZonjën e Parë, Nishani ka votuar në qendrën e votimit në shkollën “Çajupi” dhe më pas ka dhënë një mesazh të shkurtër para mediave.
“Uroj të jetë një ditë me pjesëmarrje sa më të madhe. Megjithëse demokracia jonë ka sfida të shumta, unë besoj që nëse shqiptarët vendosin që ajo të funksionojë, mund të funksionojë. Sot është pikërisht dita për ta treguar këtë. Së pari pësrmes pjesëmarrjes dhe së dyti përmes shprehjes së vullnetit. Ju uroj të gjithëve festën e Bajramit. Uroj që Zoti të ndriçojë mendjen e gjithësecilit që të marrin një vendim për një të nesërme më të mirë”, tha ai.



