
The Weeknd u pa duke përqafuar të dashurën e përfolur Simi Khadra në festën e ditëlindjes së tij të 32-të në Las Vegas gjatë fundjavës.
Këngëtari i "Blinding Lights" dhe Khadra u panë duke u puthur në festën e tij që organizoi në pikën e famshme Delilah.
As The Weeknd dhe as Khadra nuk dukej se e fshihnin dashurinë e tyre për njëri-tjetrin, megjithëse të dy vendosën syze dielli në festë.

Thashethemet se The Weeknd po takohej me Khadra filluan të qarkullonin në fillim të këtij muaji pasi ata u panë në disa takime së bashku në Los Angelos.
Interesant është fakti se Khadra dukej se ishte shoqe e ngushtë me ish të dashurën e The Weeknd, Bella Hadid dhe madje ka postuar disa foto me top modelen në Instagramin e saj.

The Weeknd ishte në lidhje me Hadid, 25 vjeç, nga viti 2015 deri në vitin 2019. Hadid tani është në lidhje me Marc Kalman. The Weeknd së fundmi u përfol se ishte në lidhje dhe me Angelina Jolie .
Gjithashtu në festën e listës A të The Weeknd ishin Drake, Suede House Mafia dhe Kaytranada.



